Informohuni më shumë në lidhje me ngjarjet e fundit rreth pandemisë në botë.
Britania e Madhe: Shtohen dhe 1,813 raste të reja gjatë ditës së djeshme në Britaninë e Madhe, transmeton GazetaShneta.Qeveria e Britanisë ka marrë vendim për shpërndarjen e 250,000 maskave për punonjësit e NHS, ndërsa autoritetet po merren me respektimin e masave kufizuese për udhëtarët të cilët duhet izoluar.
SHBA: Shënohen mbi 6.2 milion të infektuar në SHBA dhe të paktën 188,538 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Francë: Sipas Ministrit të Shëndetësisë Olivier Veran, Franca duhet të qëndroj vigjilente pasi shumë njerëz do hospitalizohen në dy javët e ardhshme.Veran, megjithatë, përjashtoi nevojën për masat kufizuese. (shkruan Telegraph.co.uk)
Koreja e Jugut: Shënohen 168 raste të reja me Covid-19 të shtunën në Korenë e Jugut, numri më i ulët që nga 15 gushti.
Indi: Vetëm gjatë ditës së diele janë raportuar 90,632 raste të reja, rritja më e lartë ditore e infeksioneve në Indi.Numri i përgjithshëm i rasteve është mbi 4 milion, duke përfshirë 70,626 viktima./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN