Ngjarjet e fundit në lidhje me pandeminë në botë mund t’i lexoni më poshtë.
Gjermania: Qytetet më të mëdha të Gjermanisë janë në zonën e rrezikuar nga covid-19 gjatë ditëve të fundit, shkruan CNN.Berlini, Duseldorfi, Stuttgart dhe Essen kanë regjistruar një rritje të numrit të rasteve.Sipas Institutit Robert Koch (RKI), janë shënuar 2,467 raste të reja me covid-19 gjatë ditës së sotme, transmeton GazetaShneta.
Anglia: Liverpool do të vendoset nën kufizimet e nivelit të tretë, rregulli më i rreptë i ndërmarrë në parandalimin e transmetimit të virusit.Për këtë, kryetari i Liverpoolit ka reaguar dhe akuzuar qeverinë e Boris Johnson për imponimin.
Rusia: Shënohen mbi 13,000 raste të reja me covid-19 të hënën në Rusi.Sipas Universitetit Johns Hopkins, aktualisht Rusia ka 1.3 milion të infektuar.
Franca: Vendet si Paris, Marseille, Lille, Lyon, Grenoble, Saint-Etienne, tashmë ndodhen në zonën e kuqe dhe nën masa të rrepta të covid-19.
SHBA: Konfirmohen më shumë se 44,000 raste të reja me covid-19 dhe 398 viktima në Shtetet e Bashkuara, sipas Universitetit Johns Hopkins.Aktualisht, SHBA ka 7.7 milionë të infektuar dhe 214,768 viktima./GazetaShneta/