Inspektorati Shëndetësor i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, do ta shtojnë bashkëpunimin gjatë sezonit turistik në të dyja vende.
Kështu janë marr vesh dy Kryeinspektoret, Dr. Ardita Baraku dhe Dr. Vjollca Braho, në një takim që kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Shneta.
“Bashkëpunim gjatë sezonit turistik veror, pjesëmarrje në rrjetin Ballkanik të Inspektorateve Shëndetësore dhe forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy Inspektorateve Shëndetësore u diskutuan në takimin e Kryeinspektoreve Shëndetësore të Shqipërisë dhe Kosovës në qytetin e Prizrenit më datë 21 mars 2019. Bashkëpunimi i deritanishëm, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të vitit 2016, do të intensifikohet nëpërmjet projekteve të përbashkëta zbatimi i të cilave fillon së shpejti”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/