Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur sot hetimet lidhur me rastin e kryerjes së abortit nga vajza 16-vjeçare tek gjinekologu Dr. Fehmi Ahmeti.
Inspektorët shëndetësor nuk kanë marr pjesë gjatë bastisjes së ordinancës së gjinekologut Ahmeti nga Policia e Kosovës. Këta të fundit pritet t’ua dorëzojnë materialet inspektorëve për të kryer hetimet.
Rasti i vajzës 16-vjeçare nga Drenasi ka tronditur opinionin pas raportimit të Gazetës Insajderi se ajo dyshohet se u dhunua nga Vesel Vesel, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit.
Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16 vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj. Tanimë për rastin është arrestuar Veseli si dhe një arsimtar nga Drenasi i cili poashtu ishte akuzuar më parë nën dyshimin për dhunimin e vajzës. /Gazeta Shneta/