Inspektorët e Inspektoratit të Shëndetësisë në MSH kanë pezulluar grevën e nisur më datën 7 janar. Ata kanë marr premtime nga ministri Uran Ismaili se do të plotësohen kërkesat e tyre.
“Gjatë takimit më datë 06.02.2019, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili na premtoi se do të rishikojë ngritjen e koeficientit të Inspektorit Shëndetësor nga 3.5 si mjek i përgjithshëm në koeficientin 5 si mjek specialist dhe në këtë mënyrë të sigurohet rilicencimi i ardhshëm i inspektorëve shëndetësorë”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Grevist të ISH-së, transmeton Gazeta Shneta.
Inspektorët po pretenojnë se kualifikimi i tyre me koeficient 3.5 është në kundërshtim me ligjin për Inspektoratin Shëndetësor nr 2/L-38, i cili në nenin 8 përcaktohet se “Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nuk mund ta bëjnë punëtorët me kualifikim më të ulët profesional sesa punëtori që është subjekt i mbikëqyrjes”. Kjo sipas tyre i bie që me koeficientin 3.5 nuk mund t’i mbikëqyrin mjekët të cilët kanë koeficient 5.0. /Gazeta Shneta/