Allyson Renea është 55 vjeçe, ka 11 fëmijë, dhe ka ndryshuar jetën e vet përnjëherë. Tani punon në NASA, piloton avionë, trajnon gjimnastët për Lojëra olimpike… Atë e admirojnë gratë e gjithë botës.
Ajo është nëna e 11 fëmijëve, ndërsa 15 vjet i ka kaluar si amvisë. Pastaj ka hapur qendrën vet sportive në të cilën trajnon për gjimnastikë të rinjtë të cilët kanë dëshirë të marrin pjesë në Lojërat olimpike.
Allyson i ka vazhduar edhe studimet të cilat i ka lënë pasi që është bërë nënë, transmeton Telegrafi.
Kjo super-grua megjithatë ka kryer magjistraturën në marrëdhëniet ndërkombëtare. Veç kësaj, ka vijuar shkollën e muzikës e cila pranon vetëm talentet e jashtëzakonshme.
Mirëpo, ajo nuk është kënaqur vetëm me kaq. Ka diplomuar Universitetin ndërkombëtar të gjithësisë nën patronazhin e NASA-s.
Alison ka shumë pasione, mirëpo ai i cili i është më i preferuar – është pilotimi. Ajo ka patentën e pilotimit dhe të drejtimit të avionëve.
Alisoni thotë që kur zgjohet nga gjumi bën së paku tri gjëra.
Zakonisht dëgjon porosi motivuese të cilat vërtet e vënë në lëvizje. Pastaj pi pije të shëndetshme energjike dhe del të bëjë vrapim, me ç’rast arrin të përcjellë se çfarë ndodh te fëmijët e saj.
Ajo i porosit gratë që të jenë të vetëdijshme se janë të afta për më shumë seç ato vetë mendojnë, andaj këtë gjithmonë duhet ta shfrytëzojnë.