Këto gra e dëshmojnë që nuk ke nevojë të zgjedhësh mes të qenurit nënë dhe të qenurit në ushtri.
Fotografja Tara Ruby nga Texasi ka realizuar një fotografi të fuqishme duke shpresuar që kjo do të vëjë fritë në atë se sa e vështirë mund të jetë gjidhënja për gratë që janë në ushtri.
Për të realizuar këtë fotografi, fotografja kishte dërguar një thirrje për gratë që punojnë në ushtri dhe të ushqejnë me gji foshnjet e tyre përderisa janë me uniformë, shkruan WomensHealthmag, transmeton Gazeta Shneta.
‘’Sot, besoj se kemi bërë historinë’’, kishte shkruar Tara në profilin e saj në Facebook. ‘’Sa e di unë, asnjëherë nuk është bërë një foto në grup e grave që punojnë në ushtri, duke i ushqyer foshnjete tyre’’, kishte shtuar ajo.
Ruby, si një ish ushtare, kishte shkruajtur se ‘’mbështetja për gratë që i ushqejnë me gji foshnjet e tyre nuk ishte as një opsion që ishte marrë në konsideratë ndonjëherë’’.
Ruby shpreson se kjo fotografi mund të ndihmojë të godasë ligjvënësit në drejtimin e duhur.
‘’Gjidhënja nuk i bënë ato më pak ushtare. Besoj që kjo i bënë ato veç më të mira’’ – kishte përfunduar ajo. /Gazeta Shneta/