Në ditën ndërkombëtare të Diabetit, janë tre pacientë nga Kosova që në dy vitet e fundit e kanë instaluar pompën e insulinës.
Ndërsa, pacienti i parë i rritur në Kosovë që vendosi pompën e insulinës është Drilon Gashi, shkruan Gazeta Shneta
Instalimin e saj në z.Gashi e mundësoj Endomedica, më saktësisht Prof. ass. dr. Venera Berisha-Muharremi.
Kjo është një teknologji e avancuar e cila u mundëson pacientëve të prekur nga diabeti një jetë shumë më cilësore.
Pompa e insulinës nga prodhuesi Medtronic bën injektimin automatik të insulinës në trup, varësisht nga nevoja dhe parametrat e dhënë./Gazeta Shneta/