Amber DeAnn Rojas, nënë e 5 fëmijëve, me prejardhje nga Teksasi, përmes instinktit amësor zbuloi se shtatzënia e saj e fundit nuk ishte e njëjtë me të parat – për Amber ishte shtatzënia e katërt – dhe siç duket kishte të drejtë.
“Nuk e di si dhe kur, por gjithmonë i thosha bashkëshortit që ky fëmijë do të jetë ndryshe. Shtatzënia ishte normale, megjithatë e dija që diçka ndryshonte. Gjëja tjetër që di është, vogëlushja ime është në krahët e mi dhe ndjeva shumë emocione. Sapo e pashë vërejta që kishte sindromën down. E pashë në fytyrë dhe mendova: Foshnja ime ka sindromën down. Në atë moment, harrova që nuk ia dija ende gjininë foshnjës. Pashë poshtë dhe për çudinë time, ishte vajzë! Isha aq e lumtur sa e harrova fare sindromën. Isha shumë e lumtur që linda një tjetër vajzë!”
Pas kontrolleve të bëra ndaj porsalindurit, mjekët konstatuan se vajza e tyre Amadeus tregonte disa shenja të Sindromës Down.
Megjithëse nuk e njeh aq shumë këtë gjendje shëndetësore, Amber nuk është e shqetësuar shumë nga lajmi.
“Nuk na intereson që ka sindromën down sepse jemi të gjithë të fiksuar pas saj…ajo është si të gjithë fëmijët e tjerë që kemi. Ka nevojë për qumësht. Qan kur është bërë pis ose nuk ndihet mirë. Qesh kur na sheh, prandaj e duam pa masë. Amadeus na ka afruar me njëri-tjetrin. Po mësojmë të gjithë së bashku për një komunitet që nuk e njihnim më parë. Nuk e shohim si diagnozë, e shohim si vajzën tonë.”/Gazeta Shëndeti/