Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe disa komuna të Kosovës kanë ngatërruar shifrat e rasteve pozitive me koronavirus.
Komuna e Prizrenit i ka publikuar 14 raste pozitive në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa Instituti Kombëtar ka dal me shifra të tjera përkatësisht 16 raste pozitive në këtë komunë, shkruan Gazeta Shneta.
Njëjtë ka ndodhur edhe me komunën e Vitisë ku kryetari i komunës Sokol Haliti ka folur në RTV Dukagjini për 4 raste pozitive, ndërsa Instituti Kombëtar i ka publikuar 6 raste pozitive.
Më poshtë janë shifrat zyrtare të publikuara nga Instituti Kombëtar. Kujtojmë se në total deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 362 raste pozitive me koronavirus.
Rastet pozitive janë raste kontakti, tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.