Instituti iu bën thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët sipas programit

2020-05-04 në ora 14:02

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët sipas programit të imunizimit.

IKSHPK ka deklaruar se nuk ka asnjë indikacion kundër vaksinimit të fëmijëve gjatë situatës me pandeminë e Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.

“Nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhē pandemie, por duhet kujdes qē t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në çdo QKMF e QMF sI dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjëruar të Imunizimit të mbani distancën 2 metra, të bartni maska dhe mbani higjienën e duarve dhe higjienën personale”.

“Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile! Kosova është ranguar ndër shtetet me suksesin më të lartë të vaksinimit në botë! Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë!”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së. /Gazeta Shneta/