Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se ka në stok rreth 2500 kite, rreth 1300 janë rrugës pasi janë porositur dhe rreth 7 mijë pritet të blihen me procedurë urgjente nga Ministria e Shëndetësisë.
Këto detaje i ka bërë të ditura shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare Dr. Xhevat Jakupi për Gazetën Shneta dhe Gazetën Insajderi.
Ndërkaq infektologu Prof. Dr. Salih Ahmeti ka treguar se cilët persona duhet të testohen me analiza laboratorike sipas rekomandimeve të OBSH-së.
Ndiqeni më poshtë videon e realizuar nga Gazeta Shneta dhe Gazeta Insajderi.