Instituti ua merr strishot mjekëve të Vitisë të cilët u izoluan para 1 jave

2020-03-20 në ora 13:39

Rreth 20 persona nga ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti kanë qëndruar të izoluar për shtatë ditë pasi kishin kontakt me rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

Por atyre sot u janë marr strishot për t’i testuar në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Lajmi është konfirmuar nga Komuna e Vitisë, shkruan Gazeta Shneta.

Komuna deklaron se stafi janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur shenja të koronavirusit.

“Një ekip i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, sot kanë marrë mostrat e stafit mjeksor të Vitisë, të cilët për 7 ditë me radhë janë vetizoluar, si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koona virus nga komuna e Vitisë. Siç bëri të ditur doktoresha Xhylsime Qamili, lista e atyre që do tu bëhen testet përbëhet nga 20 persona, përfshirë edhe tre të tjerë krahas 17 punonjësve të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti. Ndonëse analizat e mostrave të marra sot në Viti do të dalin më vonë, ende nuk është e qartë se edhe nëse rezultojnë me negativ, nuk dihet a do të qëndrojn në izolim edhe më tej. Ndërkohë gjendja shëndetsore e tyre është e mirë dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur shenja të simptomeve që mund të jetë prekur me Cov19”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë. /Gazeta Shneta/