Internisti nga Mitrovica Dr. Remzi Rrahmani, ka akuzuar komunën se po i vjedh qytetarët duke i detyruar të paguajnë në repartin e Urgjencës në QKMF.
“Vjedhja e qytetarëve të Mitrovicës nga pushteti aktual po vazhdon, përkundër vendimit të Kuvendit Komunal që participimi në repartin e urgjencës në QKMF të largohet. Turpi qoftë mbi këtë regjim komunal, që edhe përkundër kërkesës sime që kjo të ndërpritet vjedhja vazhdon”, ka shkruar Rrahmani në një postim në Facebok.
Mjeku ka publikuar edhe disa fotografi të fletpagesave të pacientëve, ku një prej tyre shihet se ka kushtuar pesë euro.
Kujtojmë se vitin e kaluar Kuvendi Komunal kishte anuluar këto pagesa për qytetarët. /Gazeta Shneta/