Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar vet ai përmes një njoftimi në Facebook ku ka treguar se përveç plogështisë, nuk po ndjen simptoma të tjera, transmeton Gazeta Shneta.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Përveç Mustafës janë edhe disa deputetë të LDK-së që kanë rezultuar deri më tani pozitiv me Covid. /Gazeta Shneta.