Ish-kryeministri dhe lideri i LDK, Isa Mustafa, do të kthehet në Kosovë pas dy javësh në Kosovë ngase gjendja shëndetësore e tij po shkon duke u përmirësuar.
Kreu i LDK’së, Mustafa, fillimisht vuante nga gripi sezonal, mirëpo për shkak të trajtimit të vonshëm të tij gjendja e tij shëndetësore nuk gjeti përmirësim në Kosovë, anipse qëndroi për më shumë se një javë në një spital privat në vend. Por Mustafa shumë shpejtë pritet që të kthehet në Kosovë dhe t’i vazhdojë aktivitetet e tija politike.
Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të qendrës rehabilituese në të cilën po qëndron Mustafa, është shumë e mire. Kështu ka thënë për Express mjeku personal i Mustafës, Halil Krasniqi.
“Mund të ju them se gjendja shëndetësore e zt.Mustafa është shumë e mirë. Jemi shumë të kënaqur me ecurinë e përparimit që po bën. Andaj besojmë se shumë shpejtë ai do të lirohet nga spitali”, ka sqaruar Krasniqi./Gazeta Express/