Drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi ka marr komente pozitive nga një paraardhës i saj.
Është ish-drejtori Curr Gjocaj i cili po konsideron se Zejnullahu-Raçi është duke bërë punë të mirë, shkruan Gazeta Shneta.
Gjocaj këtë e ka shprehur përmes një komenti në faqen zyrtare të SHSKUK-së në Facebook, në një postim për vizitën e Zejnullahu-Raçit në spitalet rajonale.
“Vizitë e duhur për institucionet në varësi. Ju lumtë drejtoresha Pranvera”, ka shkruar Gjocaj, i cili është edhe koleg i Raçit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Zejnullahu-Raçi gjatë ditës së djeshme ka vizituar spitalin e Ferizajt dhe të Gjilanit ku është zotuar për përkrahje për avancimin e shërbimeve në këto dy institucione. /Gazeta Shneta/