Ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh edhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është rekomanduar vazhdimi i terapisë mjekësore për disa kohë edhe në Kosovë.
Të shtunën mbrëma, megjithëse kryetari i LDK’së u kthye nga trajtimi në Gjermani, i është rekomanduar vazhdimi i trajtimit shëndetësor edhe në Prishtinë.
“Kryeministri Mustafa është kthye dhe është mirë me shëndet. Edhe pse, sipas instruksioneve të mjekut, ka nevojë të vazhdojë tretmanin edhe për një kohë në Kosovë”, ka thënë Bajram Gecaj, për Express, Këshilltar i Isa Mustafës dhe zyrtar i LDK’së.
Mustafa ishte prekur fillimisht nga një grup pastaj edhe nga sindroma GBS, i cili është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik./Gazeta Express/