Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka rezultuar pozitiv me virusin Sars-Cov-2.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Ismaili në një postim në Facebook, ku ka treguar se pozitiv kanë rezultuar edhe vajza e tij Uma dhe bashkëshortja Arizona. Fatmirësisht djali Omeri ka rezultuar negativ, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin”.
“Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë. Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët”, ka shkruar Ismaili. /Gazeta Shneta/