Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ish zëvendësministri Izet Sadiku, do të raportojnë sot para Komisionit parlamentar për hetimin e menaxhimit të pandemisë gjatë kohës së Qeverisë Kurti.
Sadiku do të raportoj i pari duke filluar nga ora 11:00, ndërsa Vitia në orën 14:00, shkruan Gazeta Shneta.
Komisioni gjatë ditës së djeshme ka dëgjuar dëshminë e babait të Agon Musliut, i cili vdiq në karantinë në Qendrën Studentore.
Para këtij komisioni ka raportuar edhe ish-menaxheri i karantinës Dr. Valdet Hashani. /Gazeta Shneta/