Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i është përgjigjur pyetjes së deputeti Shkumbin Demaliaj për rastin e Agon Musliut i cili vdiq një ditë pasi ishte vendosur në karantinë pas rikthimit nga Gjermania.
Vitia ka thënë se ndihet keq për vdekjen e Agonit dhe për këtë ka thënë se e ka përjetuar shumë rëndë.
“Ndihem keq për vdekjen e Agonit, nuk ka qenë e lehtë për mua si ministër. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Agonit dhe ndoshta është e lehtë të thuhet por jo në rastin tim, që ka ndodhur një tragjedi që në aspektin njerëzor dhe moral e kam përjetuar jashtëzakonisht rëndë”.
“Me përgjegjësi të plotë ju them se i ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument shëndetësor me vete në hyrje në pikën kufitare të Aeroportit të Prishtinës. Natyrisht për këtë në atë kohë deklaratat që kam lexuar dhe nga të gjithë akteret nga ANP deri në karantinë, e kanë konfirmuar një gjë të tillë”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/