Ish-miss Shqipëria e bëri të pamundurën për t’u bërë nënë, ja rrëfimi i saj (Video)

2017-04-21 në ora 20:51

Alma Bossuet Ajazi mund të jetë një emër i panjohur për publikun shqiptar, por pas saj fshihet një histori e jashtëzakonshme kuraje dhe besimi se gjërat që do në jetë mund t’i arrish, mjafton t’i duash me zemër.

Miss Shqipëria në Amerikë, në vitin 1999, dhe shoqëruesja e parë e Miss Albania 2000, ishte e ftuar tek “Rudina” për të rrëfyer më shumë për përpjekjet e pashtershme për të arritur ëndrrën e jetës. Dhe ia doli…Alma, prej vitesh jeton në Francë së bashku me bashkëshortin.

Pas martesës në vitin 2012, dëshira për t’u bërë nënë u bë për të qëllimi i jetës, por nuk mund ta arrinte lehtë, pasi vuante nga një sindromë e rrallë. Sindroma e vezoreve policistike është një sëmundje e rrallë e femrave, e cila është një pengesë serioze për shtatzëninë, sepse krijon shumë ciste rreth vezoreve. Pasojë e kësaj është mungesa e ciklit menstrual ҫdo muaj dhe mungesa e evolucionit. Të gjitha femrat që vuajnë nga një sëmundje e tillë e kanë të vështirë të lindin fëmijë.

Në studion e Rudinës, ish-Miss Shqipëria tregon se sot është një nënë e lumtur, ndaj zgjodhi që këtë histori personale të mos e mbante vetëm për vete, por ta ndante me të gjithë publikun për t’u dhënë kurajë të gjitha vajzave që një ditë duan të bëhen nëna, por për një arsye a një tjetër.

“Kjo është një temë shumë personale dhe, ndoshta, ka teleshikues që mund të mendojnë se këto tema nuk mund të ndahen me publikun, por unë zgjodha të mos e mbaj mbyllur me ҫelës, por ta diskutoj duke shpresuar se mund të jetë një burim shprese për ata që ndodhen në të tilla pozita…Me këtë sindromë mund të bëhesh nënë, por por duhet t’u nënshtrohesh shumë kurave. Unë fillova në vitin 2012. Mora përsipër të krijoja një familje. Isha e ndërgjegjshme, por ishte e vështirë…”, është shprehur ajo.

“Pas operacionit të parë, mjekët më thanë se ishte i domosdoshëm edhe një operacion i dytë. Në atë moment mendova se isha drejt fundit dhe i them bashkëshortit vetëm “Je t’aime (të dua) dhe L’Albani (të më kthenin në Shqipëri për të më varrosur)…. Kur dola nga spitali, qëndrova dy muaj pa punë. Një ditë bashkëshorti më tha “stop”. Nuk dua të merresh më me këto kura. Mund të adoptojmë një fëmijë. Por unë i thashë “nuk e pranoj që ky të jetë fati im”, ka treguar Alma.

”Dita kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë ishte dita më e lumtur për të dhe bashkëshortin”, thotë ajo.