Ish-missi shqiptar rrëfen për lindjen e vështirë që i zgjati 4 ditë

2018-01-09 në ora 21:35

Lindja e djalit të ish-missit shqipëtar Egla Harxhi u përhap me shpejtësi në media, krejt kjo falë faktit që Egla dhe partneri i saj fotograf, kishin shpallur marrëdhënien edhe me një vajzë me emrin Alesia.

Ata të tre do të krijonin familjen më të çuditshme të dëgjuar në viset shqiptare, duke vendosur ta lënë Francën, për të jetuar në Libofshë.

E në lidhje me djalin, ajo ka dhënë sqarime për lindjen dhe emrin e tij, i cili u emërua si Luxifer.

Nga latinishtja “lux” do të thotë dritë dhe “fer” mbajtës dhe kuptimi i emrit, sipas saj, është ky.

“Lindja e djalit kishte qenë shumë e vështirë, megjthatë e finalizuar mirë. Dhimbjet zgjatën katër ditë, tri ditët e para, Francën e goditi një stuhi, por të katërtën, kur lindi djalin, doli dielli. Për Eglën ky është një ogur i mirë.”, thotë ajo./Kidstime/