Ish-shefi i repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Ferizajt është një nga 12 aksionarët e një spitali privat i cili pritet të hapet së shpejti. Për hapjen e këtij spitali ka njoftuar edhe ish-drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri.
Një spital privat në qytetin e Ferizajt pritet të hapet së shpejti. “Dream Hospital” quhet spitali i cili është themeluar nga 12 aksionarë. Për hapjen e këtij spitali ka njoftuar edhe ish-drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, motra e të cilit është aksionare me 5.5 përqind, shkruan Gazeta Shneta.
“Dream Hospital. Së shpejti. Spitali i parë privat në Ferizaj”, ka shkruar Zeqiri në një postim në Facebook ku shihet në foto bashkë me ish-shefin e repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Ferizajt Bajram Syla. Ky i fundit është aksionari më i madh në këtë biznes me 25 për qind.
Bashkë me të aksionar është edhe ish-drejtori i Klinikës së Anestezionit në QKUK Nehat Baftiu. Ai ka 8.25 për qind. Aksionar është edhe djali i Baftiut, Dardan Baftiu me 3 për qind.
Me 8.25 për qind është aksionar edhe Muhamet Fazliu, ish-shefi i intensivës në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Fazliu tanimë është dorëhequr nga puna në QKUK.
Aksionarë janë edhe dy gjinekologe të Spitalit të Ferizajt, Dr. Lumturie Lika me 8.25 për qind dhe Dr. Shpresa Tafarshiku me 5.5 për qind.
Gjinekologët Dr. Gëzim Kastrati me 8.25 për qind dhe Dr. Shqipe Fetiu me 5.5 për qind poashtu janë aksionarë.
Më poshtë e gjeni listën e plotë të aksionarëve të spitalit të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. /Gazeta Shneta/