Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ministrat e saj në qeverinë e kaluar sa i përket sigurimeve shëndetësore.
Duke folur për Puls në KTV, Ismaili i quajti spekulative akuzat e fundit të LDK’së sa i përket buxhetit të sigurimeve shëndetësore, teksa foli për qeverisjen 3-vjeçare të tyre.
Sipas Ismailit, LDK kishte në dorë Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave dhe Kryeministrinë, duke qenë në kushte më të volitshme për të filluar me sigurimet shëndetësore.
Ai thotë se parashikimi realistik për fillimin e mbledhjes së premiumeve do të jetë në vitin 2019. Ministrinë e Shëndetësisë në mandatin e kaluar e udhëhoqi, Imet Rrahmani. /Gazeta Shneta/