Lajmit për ndërtimin e një reparti të ri intensiv që kushton rreth 2 milionë euro investime nga TIKA, i është gëzuar mjaft shumë ministri i shëndetësisë Uran Ismaili.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se si do të jetë reparti i ri, që është komplet tjetër nga ai i vjetri, që do të ketë rreth 27 shtretër.
Derisa parashihet të ketë edhe aparaturë moderne si dhe ministri premton edhe një staf që do t’i shtohet këtij reparti që është më profesional, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka bërë me dije se do të ketë edhe investime të tjera nëpër klinika dhe spitale të tjera, siç ka thënë ai ‘për shëndetësinë që duam’.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të Ministrit: Ky është dallimi në mes të repartit të vjetër Intensiv dhe atij të riut. Pas 2 milionë euro investime nga TIKA, ky repart është është transformuar tërësisht, duke u pajisur me 27 shtretër, aparaturë moderne dhe staf të shtuar profesional. Së shpejti investime të reja nëpër klinika dhe spitale të tjera për shëndetësinë që duam./Gazeta Shneta/
https://www.facebook.com/uismaili/videos/218410925423476/