Ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për blerjen e barnave për pacientët me sëmundjen e Sklerozës Multiple.
Këto barna do të blihet për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe janë barnat e para që blihen në kuadër të Listës së re Esenciale, shkruan Gazeta Shneta.
“Kam nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi për të prekurit nga Skleroza Multiple. Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta. Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore. Për më tepër, edhe terapia e Ocrelizumab është në procedurë të blerjes. Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale”, ka shkruar Ismaili. /Gazeta Shneta/