Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka postuar një video në faqen e tij zyrtare ku shfaqet duke lexuar komente qesharake të komentuesve në Facebook.
Një komentues e ka rekomanduar Ismailin që të kërkojë ndihmë tek Burdushi. “Te Burdushi shko të fryn pak se kie nevoj”, ka shkruar një komentues, ndërsa ministri në largim thotë se do të shkonte por ai është në burg, transmeton Gazeta Shneta.
Një tjetër komentues është tallë me formën e flokëve të Ismailit duke i thënë se “nuk mund t’ia shoh frizuren”.
Ndër të tjera ministri Ismaili ka përzgjedhur për ta lexuar edhe një koment ku lavdërohet ai ndërsa tallen drejtorët e klinikave të QKUK-së. “Ministër ti je shumë i mirë po drejtorët në QKUK po ta pin duhanin tinza dije”, ka shkruar ai ndërsa Ismaili dhe stafi i tij ia plasin të qeshurës.
Ndër të tjera Ismaili ka lexuar edhe komente thumbuese ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Gazeta Shneta/