Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me vonesat për sjelljen e angiografit në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Projekti për blerjen e angiografit përmes një kredie të butë nga Qeveria e Kosovës, ka filluar në vitin 2015, ndërsa ishte finalizuar një vit më vonë, shkruan Gazeta Shneta.
Për vonesat e transportimit në Kosovë ishte arsyetuar me zvarritjen e punimeve brenda hapësirave në klinikë. Por Ismaili ka thënë se brenda 3 muajve do të përfundojnë punimet dhe pajisja do të transportohet në Kosovë.
“Është krijuar një mungesë të madhe për një aparaturë që është shumë e rëndësishme. Ky është një projekt kapital që shumë mirë që është bërë, por shumë keq që është vonuar. Neglizhimi është bërë gjatë projektimit. Asnjëherë nuk është bërë ndonjë zgjidhje për të rehabilituar hapësirën e nevojshme. Ne tashmë jemi marrë me këtë çështje. Jemi siguruar për të gjitha hapat dhe do të mbyllet në tre muajtë e ardhshëm. Pra, pas një zhagitje disa vjeçare, kjo aparturë do të na vij në Kosovë për tre muaj”, tha ministri.
“Angiografi është paraqitur qe dy vjet dhe nuk ka ardhur në Kosovë, kemi iniciuar procedura që të vijë dhe të përfundojnë listat e pritjes”. /Gazeta Shneta/