Gjendja e rënduar në Itali ka detyruar autoritetet zyrtare të ndërmarrin masa shtesë anti covid për parandalimin e përhapjes së varianteve të reja.
Qeveria ka marrë vendim që të mbyllen shkollat në disa vende të cilat tashmë janë të goditura nga variantet e Covid-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Siç e dimë, varianti britanik ka aftësi për të prekur popullsinë dhe kjo na ka bërë që të përcaktojmë që në zonat e kuqe, të gjitha shkollat të kalojnë në mësimin në distancë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Sipas Speranza, variantet e reja të Covid-19 tashmë janë përhapur në Itali./GazetaShneta/