Një nënë 34-vjeçare nga Dogliani, në Italinë e Veriut lindi ndërsa ishte e infektuar me koronavirus dhe duhej të qëndronte në një spital për 25 ditë para se të mund të kthehej në shtëpi.
Foshnja Lisa e lindur me 15 mars nga nëna e saj, Gloria Zara Sigismondi, duhej të qëndronte në spital në Cueno, të Italisë Veriore, pasi e ëma ishte testuar pozitive për virusin në fund të shtatzënisë shkruan La Repubblica përcjell Gazeta Shneta.
Poashtu, u rekomandua se foshnja duhet të shkonte në shtëpinë e saj me pjesën tjetër të familjes, me babain Alin dhe motra e saj e madhe, Olivia, ndërsa nëna Gloria, 34 vjeçe, vazhdoi qëndrimin në spital.
“Ishin ditë të vështira këto 25-tat por tani makthi ka mbaruar,” tha Gloria.
“Vetëm dje e morra në krah, kisha aq frikë sa të mund të sëmuret, por ajo është negative”.
Poashtu, nëna Gloria tregoi se virusin e kishte marr nga gjyshja e saj 80 vjecare e shtruar disa ditë më parë në spital. Për fat të mirë, virusit i shpëtoi foshnja e vogel. /Gazeta Shneta/