Vija e parë e frontit po përballet me luftën kunder pandemisë COVID-19 dhe janë ata që mund të infektohen shumë lehtë.
Nëntëdhjetë e katër (94) mjekë kanë vdekur nga koronavirusi, tha të martën shoqata italiane e mjekëve dhe njëzet e gjashtë (26) infermierë kanë vdekur gjithashtu pas kontraktimit të virusit, tha zyrtari i federatës italiane të infermierëve, duke shtuar se ishin gjithsej 6,549 infermierë të infektuar tregon CNN, transmeton GazetaShneta.
Që nga e hëna, numri i përgjithshëm i punonjësve të kujdesit shëndetësor të infektuar nga koronavirus është 12,681, sipas Institutit Italian të Shëndetësisë.
Mungesa e mjeteve të duhura mbrojtëse ka bërë që infeksioni brenda ambienteve të kujdesit shëndetësor të kontribuojë në përhapjen e shfrenuar të virusit./GazetaShneta/