Qeveria në Itali ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit Covid-19 duke marr një vendim të paprecedent deri më tani pasi ka vendosur në karantinë 16 milionë njerëz.
Kushdo që jeton në rajonin e Lombardisë ku përfshihen 14 qytete, përfshirë Milanon dhe Venecian, nuk do të mund të udhëtojnë lirshëm përveç me leje të veçantë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar po ashtu për mbylljen e shkollave, palestrave, muzeve, klubeve të natës dhe ambienteve dhe hapësirave tjera publike e private ku mblidhen njerëz.
Këto janë masat më radikale që janë marr në një vend tjetër jashtë Kinës, dhe të njëjtat do të zgjasin deri më 3 prill.
Italia deri më tani ka numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi në Evropë. Autoritetet kanë njoftuar se deri të shtunën janë regjistruar afër 6 mijë të sëmurë dhe 230 të vdekur. /Gazeta Shneta/