Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se ai do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të muajit janar.
Gjatë një konference për media, Conte tha se situata me covid-19 kërkon vëmendje maksimale, ani pse numri i rasteve vazhdon të rritet shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Italia ishte vendi i parë evropian që u prek nga covid-19 dhe ndër vendet e para që vendosi masa kufizuese.
Deri më tani, Italia është në vendin e dytë përnga numri i lartë i vdekjeve në Evropë, pas Britanisë me 35,894 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Fatmirësisht, në muajt e fundit, vendi ka arritur ta shmang valën e dytë, mirëpo, megjithatë rastet vazhdojnë të rriten./GazetaShneta/