Numri i njerëzve që vdiqën nga koronavirusi në Itali është rritur me 969, kërcimi më i madh ditor që nga fillimi i krizës.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 9,134, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile në Itali shkruan CNN.
Ka pasur një rritje prej 4,401 rastesh të koronavirusit gjatë ditës së kaluar, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile transmeton Gazeta Shneta.
Sa i përket numrit të të shëruarve për të njëjtën periudhë thuhet se janë 589 persona, ndërsa në total numri ka shkuar në 10,950. /Gazeta Shneta/