Shtatzëna Karen McMartin mund të këtë një ide të mirë se si do të duket bebi i saj kur të vijë në jetë, pasi fytyra e tij ‘u shfaq’ papritur në barkun e saj të fryrë.
Sipas ‘The Sun’, pamja e mrekullueshme ishte shfaqur teksa Karen 25 javëshe shtatzënë ishte duke i treguar barkun kolegeve të saj në një sallon bukurie ku ajo punon.
“Ishim duke pushuar dhe shoqet e mia po shihnin barku e fryrë dhe po ndiqnin lëvizjet e bebit brenda atij, kur në një moment mund të dallonim fytyrën e bebit përmes barkut, dukej gjithçka hunda, goja, sytë madje edhe faqet”, rrëfen Karen.
Ndërkohë, sipas një eksperti të mjekësisë,në fakt ‘fytyra’ e bebit është një iluzion i krijuar nga barku i Karen dhe kërthiza; pjesa që të jepte përshtypjen e fytyrës së bebit në fakt mund të ketë qenë kurrizi i tij, thotë mjeku.