Izolimi dhe shmangia e kontaktit me shoqërinë janë dy nga format për të eleminuar përhapjen e Covid-19.
Si pasojë e distancës sociale, kjo ka sjellur ndikim negativ në shëndetin e grave shkruan VeryWellMind, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studiuesi i botuar në Journal of Hypertension kanë zbuluar se gratë beqare, gjatë izolimit, janë përballur me hipertension.
Studimi përfshiu 28,238 pjesëmarrës (burra dhe gra) të moshës 45 dhe 85 vjeçare.
Ky studimi kishte për qëllim intervistimin në lidhje me statusin martesor, marëdhëniet martesore dhe pjesëmarrjen në aktivitete sociale.Poashtu, studiuesit mblodhën të dhëna mbi pjesëmarrësit në lidhje me hipertensionin.
Të dhënat treguan se gratë beqare kishin tendencë të përjetonin hipertension më shumë sesa gratë e martuara.
Më konkretisht, rreziku ishte 28% më i lartë për gratë e martuara, 21% më i lartë për gratë e divorcuara dhe 33% më i lartë për gratë beqare.
Në anën tjetër, gjërat ishin pak më ndryshe mes burrave.
Sipas të dhënave, burrat e martuar kishin më shumë gjasa të përjetonin hipertension sesa burrat e pamartuar.
Distanca sociale, jo vetëm se ndikon në shëndetin kardiovaksular, por ai ka efekte edhe në mirëqenien psikologjike dhe emocionale të njeriut./GazetaShneta/