Autoritetet qeveritare kanë vendosur që vendi të hyjë për të tretën herë në një izolim total, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve.
Qeveria ka njoftuar se ky vendim do të jetë në fuqi për dy javë dhe në rast se shkalla e infeksionit R mbetet mbi 1 dhe nëse numri i infeksioneve të reja N mbetet mbi 1,000, atëherë masa pritet të zgjasë edhe për dy javë tjera shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Aktualisht, shkalla e infeksionit qëndron në 1.24.
Përpos izolimit total, qeveria ka marrë vendim që transporti publik të shfrytëzohet vetëm 50% e hapësirës, gjithashtu vendet e punës dhe bizneset të punojnë me po aq kapacitet./GazetaShneta/