Ka një lajm i keq për çiftet që po presin një fëmijë dhe që gëzojnë një jetë seksuale të shëndetshme: seksi oral duhet lënë anash.
Një ekspert ka paralajmëruar se mund të ketë pasoja të rënda për gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Shpesh deri në tremujorin e tretë, stomaku rritet aq shumë sa që shumica e pozicioneve seksuale janë të pakëndshme, kështu që seksi oral është një mundësi e lehtë për çiftet që duan të qëndrojnë intim.
Por nënat shtatzëna kanë një sistem imunitar të dobët, që i vendos ato në një rrezik më të madh të kontraktimit të infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
Rreziqet më të mëdha bëhen të dukshme nëse ajo kontrakton herpes, shpjegoi Terri Warren, autore dhe mjeke infermiere.
Autorja e librit “Lajmi i Mirë për Lajmet e Këqija: Herpesi: Çdo gjë që duhet të dini”, i tha The Sun se në qoftë se një nënë në pritje ka infeksion atëherë foshnja ka shans 50 për qind që të lind me të.
Kjo për shkak se foshnja mund të ekspozohet ndaj infeksionit pasi lëviz nëpër kanalin e lindjes gjatë një lindjeje vaginale.
Infeksioni mund të shkaktojë kruarje të dhimbshme në sytë, gojën ose lëkurën e një fëmije.
Nëse trajtohet në fillim, fëmija do të shërohet me trajtim antiviral./Gazeta Shneta/