Ja arsyjet që duhet shmangur kafeinën përgjatë shtatzënisë

2021-04-14 në ora 21:17

Konsumimi i rregullt i kafeinës mund të rrit rreziqet gjatë shtatzënisë, duke përfshirë abortin e hershëm dhe ndryshimet në zhvillimin e fetusit.

Megjithëse, këshillat nga profesionistët shëndetësor rekomandojnë që konsumimi i moderuar të kafeinës gjatë shtatzënisë është i sigurt shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Mirëpo, autorët e studimit të botuar në BMJ Evidence-based Medicine kanë deklaruar të kundërtën.

Jack James, PhD, profesor i psikologjisë në Universitetin Reykjavik në Islandë, shqyrtoi 48 studime të përqëndruara në ndikimin e kafeinës gjatë shtatzënisë në dy dekadat e fundit.

Ai zbuloi se 32 prej tyre sugjeruan rrezik të lartë në tre kategori, si:

-Abort spontan;

-Peshë të ulët të foshnjës;

-Leukemi akute te foshnja

Për të kuptuar dëmet e mundshme të kafeinës në fetus, James tregon se është e rëndësishme të shikojmë mekanizmat kryesor të veprimit që vijnë me rastin e konsumimit të kafeinës.

Pavarësisht konsumimit, kafeina kalon lehtësisht placentën duke e ekspozuar fetusin ndaj tij.

Ky fakt është vërtetuar nga një studim në European Journal of Nutrition, i cili analizoi mostrat e flokëve të të sapolindurve dhe gjeti gjurmë të kafeinës në përputhje me sasinë e konsumuar nga nëna gjatë shtatzënisë.

Kjo vërtetoi se sa më e lartë të jetë shkalla e konsumimit të kafeinës, sidomos gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, aq më e lartë është sasia në mostrat e flokëve tek të porsalindurit./GazetaShneta/