Ja çfarë bënë bebja në bark, kur prindërit kryejnë marrëdhënie intime

2018-01-13 në ora 11:00

Zakonisht marrëdhëniet seksuale në shtatzëni nuk e lëndojnë beben, sidomos në muajt e parë të shtatzënisë.

Fëmijët në bark, mbrohen nga lëngu aminoatik i cili i vendos ata në një presion që të mos ndodhë diçka e keqe, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.

Fetusi është në mënyrë të shkëlqyeshme i mbrojtur në qesen amnione në mitër, ndërkaq mitra është e mbyllur dhe e ndarë nga ambienti i jashtëm me sekrecion të mukozës dhe është e mbyllur.

Pastaj, te disa çifte paraqitet frika që bebja është e vetëdijshme për atë që po bëjnë nëna dhe babai, posaçërisht në javët e fundit të shtatzënësisë, duke e argumentuar këtë me faktin se bebja kërcen dhe lëviz çdoherë pas aktit seksual.

Fetusi nuk mund të jetë i vetëdijshëm për këtë gjë, nuk mund të dijë se ç’po ndodh, as që seksi do t’i shkaktojë pasoja psikike të mëvonshme, ndërkaq reaksioni i bebes paraqet përgjigje ndaj aktivitetit të hormoneve dhe mitrës pas marrëdhënies./Gazeta Shneta/