Shyhrete Behluli, të mërkurën e 16 gushtit është bërë gjyshe e shtëpisë pasi që Kushtrimi dhe Learta janë bërë prindër për herë të parë.
Ky gëzim nuk ishte vetëm vetëm për ta por edhe për gjithë familjen e gjerë.
Këngëtarja në një prononcim për Gazetën Express, ka treguar arsyen se përse nuk kanë postuar akoma fotografi të djalit.
‘Unë nashta bebën skom qef me ekspozu se po tutna po i bin mësysh’, ka thënë Shyhretja për Express.
Ndërkaq, Kushtrimi para pak minutash ka publikuar fotografinë e karrocës luksoze që ia kanë blerë djalit të tyre, që e kanë pagëzuar me emrin Matin.
Për më shumë shikoni foton e mëposhtme.