Dhjetra njerëz nga 50-ta deri në 90-ta kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara pasi u infektuan me koronavirus dhe numri i të vdekurve vazhdon të rritet.
Të paktën 112 njerëz kanë vdekur që kur rasti i parë në SHBA nga koronavirusi u raportua në janar dhe virusi është përhapur në të gjithë shtetin shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ja çfarë kemi mësuar për ata që kanë vdekur për shkak të koronavirusit, sipas një raporti të CNN të të dhënave nga zyrtarët shtetëror të shëndetit.
-Shumica e tyre ishin 60 vjeç e më të vjetër
-Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë që të vjetërit kishin dy herë më shumë të ngjarë të kishin sëmundje serioze nga koronavirusi
-Shumica e njerëzve që kanë vdekur ishin në vitet ’60, ’70, ’80 dhe ’90.
-Shumë prej tyre jetuan në shtëpi pleqsh ose ambiente të tjera
-Njerëzit që jetuan në ambiente të tjera të kujdesit afatgjatë në Uashington, Florida dhe Kansas u infektuan me virusin corona
-Diabeti, emfizema dhe problemet e zemrës ishin ndër kushtet paraprake që vuanin disa njerëz përpara se të diagnostikoheshin me koronavirus./GazetaShneta/