Sipas “Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” 1 në 68 fëmijë në SHBA janë diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit. Ndërsa në Britaninë e Madhe shifrat kanë treguar që 1 në 100 fëmijë janë të diagnostikuar me këtë çrregullim.
Sipas disa hulumtimeve shkencore thuhet se intervalet e shkurtra ndërmejt shtatëzanive, edhe ato shumë të gjata rrisin rrezikur që fëmija juaj të lindë me çrregullim të spektrit autik. Shkencëtarët sugjerojnë se një periudhë “pritje” dy deri në pesë vjet për të lindur një fëmijë është e lidhur me një rrezik të pakësuar të autizmit. Shumica e aftësive të kufizuara neurozhvilluese mendohet të vijnë nga një sërë faktorësh përfshirë këtu gjenetikën, mjedisin, shëndetin e prindërve dhe sjelljen e tyre gjatë shtatzanisë, komlikacionet gjatë lindjes etj.
Duke qënë se kësaj sëmundje akoma nuk i është gjendur shkaku specifik, në vitin 2005 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar kryerjen e studimeve që shqyrtojnë ndikimin e lindjes në zhvillimin psikologjik dhe neurologjik tek fëmijët. Ky studim, i publikuar në revistën “Pediatrics” bëri një rishikim sistematik të më shumë se 1.1 milion shtatëzanive. Shkencëtarët nga Universiteti Valle Cali, në Kolumbi zbuluan se periudhat e shkurtra midis shtatëzanive lidheshin ngushtë me çrregullimin autik. Shkencëtarët shtuan gjithashtu se intervalet e shkurtra kohore të shtatëzanive lidhen me një rritje të rrezikut të vonesës së zhvillimit të fëmijës. Megjithëse akoma nuk është gjendur shkaku kryesor i këtij fenomeni, mendohet se acidi folik i nënës shteron pas shtatëzanisë dhe duhet pritur një periudhë relativisht e gjatë kohore, rreth 2 vjet për të restauruar folatet në mënyrë të plotë tek femra