Kanë kaluar ato ditë kur burrat qëndronin jashtë sallës së lindjes duke ndezur një cigare, derisa gruaja e tyre po lindte brenda në sallë.
Sot, burrat janë në dhomën e lindjes duke mbajtur dorën e partnerës së tyre. Ata vërtetë duan ta përjetojnë së bashku ndjenjën e lindjes.
Disa burra mund të jenë të tronditur nga ajo që shohin gjatë lindjes, dhe pasi të bëjnë seks mund që këto imazhe t’ju kujtohen, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse mendoni se do të ketë reagim negativ në këtë aspekt nga ana e bashkëshortit, atëherë shikoni një video duke lindur së bashku.
Jepni mundësinë për të qëndruar te koka duke shtrënguar dorën tuaj dhe jo tek këmbët.
Nëse partneri juaj e ka parë procesin e lindjes, ka të ngjarë që kjo është krejt kaluese, dhe rikthehet në gjendjen e mëparshme sapo të del nga dhoma.
Rregullimi i këtij problemi mund të jetë një bisedë e thjeshtë./Gazeta Shneta/