Pirja e duhanit është një zakon shumë i keq dhe që të lë me shumë pasoja mbrapa. Konsiderohet si ‘’vrasësi në heshtje’’.
Por, kjo bëhet edhe më alarmante kur jeni shtatëzënë, dhe duhet të keni kujdes të shtuar ndaj bebes.
Nikotina, monoksidi i karbonit dhe helmet e tjera që thithni nga një cigare mbahen në qarkullimin e gjakut dhe shkon direkt tek foshnja juaj, transmeton Gazeta Shneta.
Le të hedhim një vështrim më të detajuar nga efektet më të zakonshme që pirja e duhanit shkakton gjatë periudhës së shtatzënisë:
-Rrit ritmin e zemrës së foshnjës.
-Zvogëlon sasinë e oksigjenit që është në dispozicion të fëmijës.
-Ngrit rrezikun e sindromit të papritur të foshnjës.
-Rrit rrezikun për defektet e lindjes, dhe abortin.
Po ashtu, foshnja juaj me shumë gjasë do të ketë probleme me frymëmarrje.
Në të vërtetë, sa më shumë duhan gjatë ditës aq më i madh është shansi i fëmijës për të zhvilluar probleme edhe më të rënda shëndetësore./Gazeta Shneta/