Koronaviruset shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes, kështu që mushkëritë zakonisht preken së pari.
Simptomat e hershme, sipas Healthline përfshijnë ethe, kollë dhe gulçim.
Këto shfaqen menjëherë pas 2 ditëve, ose përgjatë 14 ditëve, pas ekspozimit ndaj virusit.
Por dëmtimi mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit, veçanërisht gjatë sëmundjes së rëndë.
Mushkëritë janë organet kryesore të prekura nga COVID-19.
Por në raste serioze, mund të preken dhe dëmtohet funskionet dhe të organeve tjera transmeton Gazeta Shneta.
Disa njerëz me COVID-19 kanë raportuar simptoma gastrointestinale të tilla si nauze ose diarre, megjithëse këto simptoma janë shumë më pak të zakonshme sesa problemet me mushkëritë.
Sipas Dr. Laura Evans thotë se COVID-19 gjithashtu mund të ndikojë në zemrën dhe enët e gjakut.
Kjo mund të shfaqet si ritëm i parregullt i zemrës, dhe mund të vie deri të furnizimi i dobët i indeve me gjak të oksigjenuar.
Në anën tjetër sipas një raporti të fundit u tha se tek personat me virus janë hasur dhe shenja të dëmtimit të mëlçisë.
Mjekët thonë se nuk është e qartë, nëse virusi ose ilaçet që përdoren për të trajtuar personat e infektuar shkaktuan dëme. /Gazeta Shneta/