Skanimi juaj në javën e 20 të shtatzënisë është pjesë e programit të skanimit antenatal që u ofrohet grave në nivel vendor.
Ky skanim është dizajnuar të kërkojë ndonjë anomali sturkturore në fëmijën tuaj. Pra, është një skanim shumë i hollësishëm që do të shikojë fëmijën tuaj nga koka deri tek këmbët.
Skanimi zakonisht zgjat rreth 20 deri në 30 minuta, dhe ashtu si skanimi juaj 12 javor, do t’ju kërkohet të shriheni dhe ata do të vënë një xhel mbi barkun tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë skanimit, ata do të shohin në detaje zemrën e foshnjës, në tru, në mushkëri, në veshka dhe palcën kurrizore.
Por, nëse foshnja është e shtrirë në një pozitë jo të favorshme ju nuk do të arrini ta shihni komplet fëmijën tuaj.
Ju gjithashtu mund të dëshironi të zbuloni gjininë e foshnjës suaj, dhe në këtë skanim ultrasonografik mund të jeni në gjendje të merrni informata nëse është një vajzë apo një djalë.
Përveç, nëse nuk dëshironi ta dini gjininë e foshnjës./Gazeta Shneta/