Të gjitha e kemi kaluar këtë! Pasi jeni kthyer nga ndonjë festë që ka përfunduar në orë të vona, apo thjeshtë keni qenë tejet e lodhur për ta larguar grimin nga fytyra, dhe keni bërë gjumë me sigurinë se do ta pastroni të nesërmen në mëngjes. Por, edhe pse duket e parëndësishme në ato momente të lodhshme, kjo shprehi nuk është fare e mirë për lëkurën.
Njëra nga dermatologet e Universitetit te Yale, dr.Mona Gohara, i është drejtuar të gjitha vajzave për të ju treguar se gjatë gjumit të natës, lëkura shfrytëzon këtë kohë për të rigjeneruar qelizat e saj pas një dite të ngarkuar me kemikale të shumëta. Që do të thotë se grimi i krijon asaj një barrierë për ta kryer këtë proces, duke përfunduar me akne dhe pore të hapura. Një natë e vetme për ta përjetuar një gjë të tillë, nuk është katastrofale, sigurisht, por nëse iu kthehet në një shprehi, atëherë do të ballafaqoheni me probleme të mëdha, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë këtyre netëve që e lini pas lëkurën e fytyrës tuaj, Gohara sugjeron që të nesermen në mëngjes t’i ofroni asaj TLC më të theksuar. Pastrojeni fytyrën një herë me cleanser për hidratim, pastaj shtrijeni exofilatorin për t’i larguar ngadalë qelizat e vdekura që kanë mbetur ende aty. Nëse nuk është problem për ju, gjëja më e mirë ta bëni atë ditë, është të mos vini grim fare gjatë tërë ditës. /Gazeta Shneta/