Kjo vogëlushe u përball me një procedurë mjekësore të komplikuar dhe të gjatë, gjatë së cilës brenda skalpit të saj janë futur “balona” për të shtrirë lëkurën përgjatë gjerësisë së kokës.
Me gjithë stërmundimin e saj, ajo tregoi guxim dhe kurajo të madhe, dhe tejkaloi dhimbjet e pakënaqësitë me një buzëqeshje në fytyrën e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Jessica Brett kishte lindur me një nishan gjigand, i cili i mbulonte gjysmën e kokës së saj. Ky nishan ishte aq i madh fillimisht frikësoi edhe doktorët, të cilët ishin të brengosur nësë mund ta trajtonin një dukuri të tillë pa u shndërruar në dicka kancerogjene, dhe i këshilluan prindërit e Jessicës ta operonin sa më shpejtë përpara se të rritet më shumë.
Ndryshe, kjo procedurë e aplikuar në kokën e Jessicës, nuk ishte aplikuar më parë nga doktorët e Britanisë së Madhe, ndërsa sa i përket SHBA-së, deri tani, është shënuar vetëm një operim i tillë. /Gazeta Shneta/